LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e Thaçit, kush do e udhëheq PDSH-në? (Video)

Dorëheqja e Thaçit, kush do e udhëheq PDSH-në? (Video)

Menduh Thaçi pas nëntë viteve u largua nga posti kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. Ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i tij. Alsat kërkoi sqarime nga PDSH-ja se kur do ta mbajë kongresin e jashtëzakonshëm dhe kush do ta marr nën drejtim timonin e kësaj partie, por nuk morëm asnjë përgjigje. Njohësit e çështjeve politike nga ana tjetër shprehen të ndarë rreth vendimit të Thaçit.

Analisti Albert Musliu vlerëson se ky hap i Thaçit hap dyert për reforma brenda partisë si dhe bashkëpunim më të thellë me LR – PDSH-në.
“Mendoj se edhe qëllimi i tij me dhënien e dorëheqjes është ti jep një lëvizje plotësuese zhvillimeve reformuese në PDSH. Gjithsesi nëse ajo ndodh, hapet një mundësi bashkëpunimi më aktiv edhe me LR-PDSH-në e cila në emrin e vet nuk ka tërhequr emrin e PDSH-së. Unë nuk besoj se do të humb këshillën dhe prezencën, Thaçi tha se do të jetë ushtar i denjë i PDSH-së, domethënë ai do të jetë aty. Gjithsesi për fiton mundësinë e reformave dhe mundësinë e afrimit të personave të ri”, deklaroi për Alsat-M, Albert Musliu, analist.

Nga ana tjetër, analisti Alejdin Demiri shpreh dyshime rreth sinqeritetit të veprimit të Thaçit.
“A duhet ose nuk duhet të shpëtoj PDSH-ja? Këtu nuk mund të kesh qëndrim për arsye se nuk dihet ai çfarë do të bëjë. Ai mund të luaj një lojë të tërhiqet pak dhe të vendos një marionetë te tij aty dhe përsëri të dirigjoj me PDSH-në, ashtu siç ka qene sepse ai PDSH-në e trajton si pronë të veten dhe vështirë se do të ndahet prej saj”, u shpreh Alejdin Demiri, analist.

Menduh Thaçi për më shumë se 20 vite është pjesëmarrës aktiv në skenën politike në Maqedoni. Ai karrierën e tij e filloi si zëvendës-kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik të shqiptarëve. Në vitin 1997 kjo parti u nda në dy degë, duke formuar edhe partin Demokratike Popullore. Thaçi postin e zëvendës-kryetarit e kishte deri në vitin 2006, pas largimit nga skena politike e Arbën Xhaferrit, kur si lider i PDSH-së u zgjodh Menduh Thaçi. Ai në faqen e tij në rrjetet sociale paralajmëroi se edhe më tej do të mbetet “ushtar i bindur” i PDSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori