Donna Dafi publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip “Ku je?”

Këngëtarja Donna Dafi, në këngën më të re “Wo bist du?, “Ku je?”, nëpërmjet melodisë magjepsëse dhe emocionuese, rrëfen historinë e dy personave që ranë në dashuri me njëri-tjetrin.
Kënga fillon me udhëtimin dhe humbjen e kësaj dashurie, pastaj gatishmërinë e tyre të qëndrueshme përballë fatkeqësive, duke e kërkuar njëri-tjetrin.
"Wo bist du?" nuk është vetëm një këngë për thyerjen e zemrës, por më shumë është një thirrje për të mos hequr dorë kurrë nga dashuria dhe na kujton se është e mundur të gjejmë një rrugë kthimi te njëri-tjetri.

Donna Dafi, në “Wo bist du?”, e shfaq talentin e saj si kantautore dhe interpretuese.

Projekti është shoqëruar edhe me videoklip që tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube.
Të plotë këngën mund ta dëgjoni më poshtë:
/Telegrafi/

























































