Finalja e Big Brother VIP u mbajt ditën e premte (18 shkurt), ndërsa spektakli i plotë nuk ka mbaruar akoma.

Është paralajmëruar që do të ketë edhe tri puntata të tjera, post Big Brother, xhirimet e të cilave kanë filluar ditën e sotme (e diel).


Ndërkohë që në rrjete sociale nga banorët u publikuan disa pamje nga xhirimet e puntatës së parë.

Screenshot 11 12 Kledi Hysa (Foto: Instagram)

Siç mësohet, Donald Veshaj nuk është parë as në xhirimet e post BB VIP, e bashkë me të mungoi edhe e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Aktori nga Vlora nuk vazhdoi as në pas-ndejën e organizuar brenda shtëpisë së madhe, i cili u raportua se është larguar bashkë me të vëllanë, Romeon dhe Trixën.

Binjakët po ashtu kanë hequr nga rrjetet sociale edhe promon paralajmëruese të “Më lër të flas”.

Screenshot 12 6 Antonela Berisha (Foto: Instagram)

Veshaj duket të ketë një hatërmbetje me produksionin, i cili tanimë nuk ndjek në Instagram producentet e emisionit, Sarën dhe Lori Hoxhën.

Ai ka hequr nga lista e ndjekësve edhe prezantuesen e Big Brother VIP, Arbana Osmani.

Screenshot 13 8 Sabiani (Foto: Instagram)

Kujtojmë që fituesi i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/