LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump: Ndihem keq për shkak të dorëheqjes së Abes

Donald Trump: Ndihem keq për shkak të dorëheqjes së Abes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shprehu shqetësim dhe theksoi se “ndihet shumë keq me dorëheqjen e kryeministrit japonez, Shinzo Abe”, i cili ka probleme shëndetësore.

Abe ka lënë postin e kryeministrit pasi që sëmundja i kishte rënduar shëndetin gjersa ka vizituar urgjentisht dy herë spitalin brenda një jave.


“Unë dua t’i kushtoj respektin tim më të lartë kryeministrit Shinzo Abe, miku tim të madh”, tha para gazetarëve Trump, transmeton Telegrafi.

Kryeministri japonez jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore
Lexo po ashtu Kryeministri japonez jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore

Sipas Reuters, Trump njoftoi se do ta telefonojë 65-vjeçarin dhe do t’i ofrojë ndihmën shëndetësore amerikane.

Abe vuan nga koliti, një sëmundje inflamatore jo e shërueshme e zorrëve, e cila ishte gjithashtu një ndër arsyet e dorëheqjes së papritur si kryeministër në vitin 2007, duke i dhënë fund mandatit të parë pas pak më shumë se një viti në detyrë.

Ndryshe, Abe gjatë ditës së hëne u bë kryeministri më jetëgjatë duke thyer rekordin e kohëzgjatjes së qëndrimit në krye të qeverisë, të cilin e kishte vendosur gjysmë shekulli më parë xhaxhai i tij, Eisaku Sato. /Telegrafi/