LAJMI I FUNDIT:

Donald dhe Melania Trump shtrojnë darkë shtetërore për Emmanuel dhe Brigitte Macron, luks pa fund (Foto/Video)

Donald dhe Melania Trump shtrojnë darkë shtetërore për Emmanuel dhe Brigitte Macron, luks pa fund (Foto/Video)

Gjatë të hënës mbrëma Shtëpia e Bardhë ka përfunduar përgatitjen për darkën e parë shtetërore të shtruar nga presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania për nderë të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte.

Gazetarët janë lejuar shkurtimisht të futen në sallën ku do zhvillohet takimi, dhe do të shtrohet darka në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.


Dhe kur flasim për darkë natyrisht se na shkon mendja te luksi siç janë pjatat, gotat, pirunët e lugët e shtrenjta të lyera në vija të arta, derisa tavolinat janë dekoruar me lule.

Në sallën e mbushur me tavolina që mund të pranojë 130 persona, janë vendosur edhe zarfet që gjithashtu ishin të mbuluara me ngjyrë ari.

Për dekorimin dhe detajet tjera brenda sallës ka asistuar edhe Zonja e Parë, Melania e cila është fotografuar me disa persona tjerë duke u konsultuar për detajet.

Përpos specialiteteve të përgatitura nga kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë, nuk do të mungojnë verërat e shtrenjta që francezët i preferojnë t’i shijojnë derisa hanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori