LAJMI I FUNDIT:

Donacioni i vaksinave antiCOVID nga SHBA-të, vrasja e dyfishtë në Pejë, vendimi për pagesën e lehonave dhe fëmijëve – top lajmet e javës

Donacioni i vaksinave antiCOVID nga SHBA-të, vrasja e dyfishtë në Pejë, vendimi për pagesën e lehonave dhe fëmijëve – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas në Kosovë kanë arritur mbi gjysmë milion vaksina Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kohën kur vendi po përballej me shifra të larta të viktimave nga coronavirusi dhe rasteve të reja.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur javën që po lëmë pas, ku dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur.


Po të mërkurën dy fëmijë kanë humbur jetën në Ujz të Gjakovës si pasojë e zjarrit.

Po javën e kaluar deklarata për arkivat e UÇK-së ka nxitur debate të shumta, ndërkaq të premten, ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Kosova pranon mbi gjysmë milioni vaksina të Pfizer nga SHBA-të

503 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53,820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556,920 doza të vaksinës Pfizer.

Prej këtij kontingjenti, 503 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Vrasja e dyfishtë – gjithçka që ndodhi në incidentin tragjik në Pejë

Ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën mbrëma në qytetin e Pejës.

Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur.

Po ashtu vëllai i Astritit, Avniu, është plagosur.

I dyshuari Avni Ademaj dyshohet se e privoi nga jeta tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Avni Ademaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili po ashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, thuhej në njoftim.

Dy fëmijë vdesin në Gjakovë pasi shtëpia u kaplua nga zjarri

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur të mërkurën se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës pasi një zjarr ka kapluar shtëpinë.

Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës kishte konfirmuar për Telegrafin se fëmijët janë të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Në vend ngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe mjekësia ligjore.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët humbën dy fëmijët.

“Ai tha se bashkë ndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija. Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Deklarata për arkivat e UÇK-së, Bislimi thotë se iu keqinterpretuan: Dokumentet rreth UÇK-së janë në arkiv të Kosovës, kanë qenë gjithmonë të hapura

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar në lidhje me debatin që është krijuar pas takimit të fundit që ky ka pasur në Bruksel me palën serbe.

Bislimi thotë se deklarata e tij është keqinterpretuar, derisa thotë se dokumentet për UÇK-në kanë qenë gjithmonë të qasshme si nga vendorët ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Zëvendëskryeministri megjithatë ka thënë se Kosova, e vetmja palë që përfiton nga dakordimi për hapjen e arkivave.

Ai ka thënë se ata që kanë dalë me sulme ndaj deklaratave të tij me argumentimin se dakordimi për hapjen e arkivave e ndryshon narrativën e “fajtorëve” për personat e zhdukur kanë rënë në atë kurth me qëndrimet e tyre të deritanishme.

Ndryshe, rreth deklaratës për arkivat e UÇK-së ka pasur reagime të shumta në vend.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur zv.kryeministrin se për cilat arkiva e ka fjalën.

“Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se kjo është një grackë e rrezikshme me pasoja të frikshme.

Lehonat e papunësuara do të paguhen nga 6 muaj me pagën minimale, ato të punësuara 3 muaj

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

“Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori”, është shprehur Murati.

“Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 muajt e fundit para datës së lindjes për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për 6 muaj”, tha ai.

Tutje ai shtoi se, “Po ashtu për ato të punësuarat janë për 3 muaj, kjo është si shtesë, e asaj që tashmë e marrin. Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse paguhen nga ajo që tashmë u takon sipas Ligjit”, ka thënë Murati.

Murati: Për fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021, mund të filloj aplikimi për shtesa në E-Kosova

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Ai ka bërë të ditur se shtesat e fëmijëve do të nisin qysh tani.

“Shtesat për fëmijë do të fillojnë të ndahen qysh tani, siç e dini 0 deri në 24 muaj, do të jenë me vlerë 20 euro. Për mbi 24 muaj deri në 16 vjeç janë 10 euro”,  është shprehur Murati.

“Nga data 1 shtator hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur nga 1 janari 2020 e tutje. Pra të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021”.

Ai tutje theksoi se, “Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri në korrik i vitit 2023, deri në moshën 16 vjeçare”.

Përfitues i shtesave në këtë rast është nëna”, ka deklaruar ai.

Numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori