PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot po mban aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq po kërkojnë siç thonë që t’i jepet fund krizës politike dhe institucionale.
Të pranishëm në aksion sot janë asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava.
“Edhe sot, dhe çdo ditë deri në përfundimin e krizës dhe rikthimin e rendit kushtetues, Grupi Parlamentar i PDK-së, bashkë me anëtarë të Kryesisë, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava, qëndruan para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Thirrja jonë për deputetin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje mbetet e njëjtë: jepini fund krizës politike dhe institucionale. Ejani urgjentisht në Kuvend, funksionalizojeni institucionin më të lartë përfaqësues dhe kthejuani qytetarëve zërin që u takon.
Kosova nuk mund të mbahet pafundësisht në krizë dhe peng i kalkulimeve politike.
PDK do të jetë këtu deri në rikthimin e normalitetit kushtetues, konstituimin e Kuvendit dhe fitoren e Republikës”, thekson PDK. /Telegrafi/







































