LAJMI I FUNDIT:

Domate për zahire: Lëng i zier i cili do t’jua mbrojë shëndetin deri në pranverë!

Domate për zahire: Lëng i zier i cili do t’jua mbrojë shëndetin deri në pranverë!

Përgatitja e zahiresë së dimrit është në vrullin e plotë.

Nevojiten:

– 50 kg domate,
– 10 lugë kripë,
– 2 lugë sheqer,
– 2 qese konservans,
– 20 g piper të buar,
– 2-3 speca me thepa,
– 1 tufë fletë majdanozi,
– 1 tufë fletë selinoje.

Përgatitja:

Domatet lani, pastroni dhe bluani më makinën e bluarjes së domateve. Lëngun e nxjerrë nga domatet qiteni në një tenxhere të madhe.

Lëreni të zihet në temperaturë mesatare.

Shtoni nga një tufë fletë majdanozi dhe selinoje. Qitni specat e plotë të larë pa ia hequr farat. Sipas dëshirës mund të qitni pak speca djegës. Qitni sheqer, piper dhe kripë. Kripën shtojeni gradualisht, sipas shijes.

Para se të përfundojë zierja, qitni konservans.

Zieni edhe pak. Gjithsej zieni rreth 90 minuta. Kur të jetë gati, nxirrni specat dhe fletët menjëherë dhe ashtu të nxehtë qiteni në shishe dhe mbylleni me kapak metali.

Ktheni mbrapsht në mënyrë që secila shishe të qëndrojë mbrapsht afro dhjetë minuta. Pastaj ktheni në pozitën normale, transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Në çdo kohë
Kalo në kategori