LAJMI I FUNDIT:

DoLorean DMC-12 me sistem autonom të lëvizjes, mund të kryejë manovra shumë të vështira

DoLorean DMC-12 me sistem autonom të lëvizjes, mund të kryejë manovra shumë të vështira

Rrëshqitja e kontrolluar e makinës është e vështirë, andaj pse këtë të mos e bëjë një kompjuter për ju

Veturat autonome janë e ardhmja dhe që tani, kanë nisur që të vihen në funksion shumë të tilla, ndërsa nuk mungojnë as aksidentet e ndryshme, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën kohë, lëvizja me këto makina nuk është aq entuziaste, sepse kërkohet shpejtësi e ulët, si dhe përmbajtje e rreptë e rregullave të trafikut.

Por, me sistemin autonom të lëvizjes, MARTY makina lëvizë me shpejtësi, ndërsa ka mundësi të kryejë edhe manovra të vështira në poligon.

Suksesi më i madh i këtij sistemi, është treguar pasi u integrua në një DoLorean DMC-12, që është një prej makinave më të njohura nga filmat.

Marty edhe quhet, për shkak të personazhit kryesor në këtë film të relizuar gjatë vitit 1981, për këtë makinë që pretendohet se mund të udhëtojë në kohë.

Kësaj rradhe, DoLorean qëndron në kohë reale, mirëpo lëvizë me shpejtësi ne kënd prej 40 shkallë, derisa nuk është duke u drejtuar nga ndonjë njeri.

Megjithëse mbi timon ndodhet një shofer, tërë makina funksionon vetëm nëpërmjet urdhrave që merr nga kompjuteri, nëpërmjet softuerit që e komandon me shumë sukses. /Telegrafi/