Zyhdi Dervishi
Në të gjitha shoqëritë funksionojnë një gamë simbolesh kulturore që hedhin poshtë në mënyrë të dukshme, të pakundërshtueshme mesazhet që përcillen përmes fjalëve.
Thika mbi gotën e verës, urimin e kthen në mallkim vdekjeprurës!
Për të ilustruar këtë ide mjafton t’i referohemi një situate të ndezur në lëvizjet revolucionare antimonarkiste në Francën e vitit 1831. Në mes të një turme njerëzisht të eksituar, matematikani i ri gjenial Galua (Evariste Galois, 1811-1832), i cili është karakterizuar si më i madhi ndër të rinjtë dhe më i riu ndër të mëdhenjtë, ngriti një dolli për mbretin me një gjest simbolik që e kundërshtonte atë dolli.
Në vijim po e riprodhojmë këtë situatë përmes përshkrimit mjaft të arrirë të njërit prej biografëve të tij, Leopold Infeld:
Dhe papritmas:
– Për Luigj-Filipin!
Që të gjithë u ngritën në këmbë për të parë se nga vinte ky zë. Mos vallë ishte ndonjë spiun, të cilit i qe lidhur gjuha se kish bërë faj? Njerëzit shtrënguan grushtet. Duhet të mbyllej ajo gojë që kishte guxuar të shqiptonte këto fjalë! Ata shtynin njëri-tjetrin. Autorin që propozoi dollinë e rrethuan. Dhe përsëri u dëgjua:
– Për Luigj-Filipin!
Që të gjithë shikonin Galuanë. Me dorën e majtë pranë zemrës, mbante një gotë me verë. Me të djathtën mbi gotë shtrëngonte një thikë me majë të drejtuar nga poshtë. Ai qëndronte tamam si një statujë, që ish ngjallur për një kohë aq sa ishte e nevojshme për të shqiptuar dy herë vendimin me vdekje të mbretit të francezëve.
Turma u vu në lëvizje. Ajo nuk ishte më kompakte. Kjo turmë e përbërë nga 200 njerëz u nda në 200 pjesë të veçanta.
– “Të largohemi këndej, – i pëshpëriti Dumait (Alexandre Dumas) një mik i tij. Punët do të marrin kthesë tepër të rrezikshme”.
Edhe Dumai nuk e gjente me vend gjestin e Galuas. Sikur hyri më thellë.
– “Çfarë djalë i papërmbajtur! A mundet vallë të kërcënohet jeta e mbretit”?
Ata u larguan menjëherë nga salla. Peshe d’Erbinvili i hodhi një vështrim Galuait, sikur nuk i përkiste asgjë nga ajo që po ndodhte dhe pothuajse pa hapur gojën fare, tha:
– Budalla!
Raspaj i buzëqeshi Galuait. Shumë nga të pranishmit shpejtonin të largoheshin, por më shumë se gjysma qëndroi. Disa republikanë morën nga tavolina nga një thikë, ngritën gotat me verë dhe duke imituar gjestin e Galuait thirrën së bashku:
– Për Luigj-Filipin!
Të tjerët që ndodheshin më larg, pasi morën vesh kuptimin e gjestit dhe u pëlqeu, u bashkuan me demonstruesit, si një trup i vetëm. Këndonin “Mersejezën”, hidhnin valle dhe duke ngjitur lartë grushtet e shtrënguar, përsërisnin:
– Për Luigj-Filipin!
Asnjë nuk i pengonte. Ata dëfrenin dhe gëzonin, sikur gjesti i tyre magjik ta kishte zhdukur tiraninë mbi tokë. Një gjest i tillë simbolik me mesazhe kundër-monarkiste Galua e pagoi me jetën e tij.
Policia mbretërore e ekzekutoi në një duel të provokuar këtë shkencëtar të ri, duke e privuar Francën dhe gjithë njerëzimin nga shumë zbulime shkencore aq të vyera në fushën e matematikës, që do të kishin autorësinë e tij. /Marrë nga: “Lente të ndërveprimit simbolik”/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
INTIME
Mbijetesa e poezisë
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Historia e shqiptarëve në Bukuresht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre