Nga penalltia e Diaz te dora e Davies dhe rasti i Kvaratskhelias – shpjegohen të gjitha vendimet e gjyqtarit

Një paraqitje e dobët dhe e papranueshme e gjyqtarëve u pa në ndeshjen PSG – Bayern Munich, ku në qendër të kritikave janë vendosur gjyqtari kryesor zviceran Sandro Scharer dhe ai spanjoll Del Cerro Grande, i cili ishte përgjegjës për VAR-in.
Sipas vlerësimeve nga faqja e specializuar pwr vendimet e gjyqtarwve Archivo VAR, Scharer bëri tri gabime serioze brenda zonave të penalltisë, ndërsa nga dhoma e VAR-it Del Cerro Grande u konsiderua përgjegjës për dy gabime
Tri rastet që ndezën polemikat
Ndeshja prodhoi tri situata të mëdha të diskutueshme, të gjitha brenda zonës së penalltisë.
Rasti i parë lidhet me penalltinë e akorduar pas një ndërhyrjeje me taka të ngritura të Luis Diaz ndaj Willian Pacho.
Edhe pse në pamje të parë mund të duket si penallti, theksi vendoset te fakti se Diaz ishte lojtari sulmues dhe kontakti, sipas këtij vlerësimi, nuk duhej të shpërblehej me 11-metërsh.
🖥️💥 Del Cerro Grande se lavó las manos desde el VAR del PSG - Bayern de Múnich.
👉🏻 Luis Díaz deja la plancha en la pierna de Willian Pacho, impidiéndole disputar el balón.
❌ 𝗡𝗢 𝗘𝗦 𝗣𝗘𝗡𝗔𝗟𝗧𝗜.
▪️ De hecho, se podría considerar perfectamente falta en ataque. pic.twitter.com/sK7YDSLQLK
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) April 28, 2026
Përkundrazi, situata u konsiderua më e afërt me faull në sulm, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri për ta korrigjuar vendimin. Del Cerro Grande kritikohet se zgjodhi të mos e thërriste gjyqtarin për rishikim, duke u cilësuar se nuk reagoi siç duhej në një vendim të rëndësishëm.
Pak minuta më pas, VAR-i kërkoi që Scharer të rishikonte në monitor një prekje të mundshme me dorë nga Alphonso Davies.
🖥️💥 Una de cal y otra de arena para Del Cerro Grande desde el VAR.
👉🏻 Davies, que tiene los dos brazos atrás, despega el izquierdo e interrumpe el centro.
✅ 𝗘𝗦 𝗣𝗘𝗡𝗔𝗟𝗧𝗜.
▪️ Pese a existir un rebote previo, es punible al existir un movimiento del brazo hacia el balón. pic.twitter.com/w9kOHAxJHc
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) April 28, 2026
Në këtë rast, ndërhyrja e VAR-it cilësohet plotësisht e saktë. Edhe pse topi kishte devijuar fillimisht nga abdomeni, mbrojtësi i Bayern Munich më pas zgjati krahun e majtë (kur të dy krahët ishin të afruar pranë trupit) dhe e ndali krosimin, duke e bërë prekjen shkelje të qartë.
Rasti i tretë erdhi në pjesën e dytë. Pas një depërtimi të shkëlqyer nga krahu, Khvicha Kvaratskhelia u përgatit të lëshonte një goditje të fortë drejt portës, por Dayot Upamecano, pa synim për të luajtur topin, vendosi këmbën mes lojtarit gjeorgjian dhe topit, duke ia bllokuar gjuajtjen.
🖥️💥 Debacle total de Sandro Schärer y Del Cerro Grande en el PSG - Bayern.
👉🏻 Upamecano, que no llega al balón, coloca su pie por delante para impedir el remate de Kvaratskhelia.
❌ 𝗣𝗘𝗡𝗔𝗟𝗧𝗜 𝗖𝗟𝗔𝗥𝗢.
▪️ Acción que sí fue pena máxima en el Barcelona - Copenhague. pic.twitter.com/gNJSuEXJTI
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) April 28, 2026
Ky episod vlerësohet si penallti e pastër, pasi mbrojtësi nuk ishte në pozicion të rregullt për të fituar topin dhe ndërhyrja e tij ndaloi një rast të dukshëm shënimi.
Sipas këtij këndvështrimi, edhe kjo penallti u shpërfill nga Scharer, ndërsa Del Cerro Grande, sërish, nuk ndërhyri për ta korrigjuar vendimin./Telegrafi/





















































