LAJMI I FUNDIT:

DOLLIA E FUNDIT

DOLLIA E FUNDIT

Poezi nga: Anna Akhmatova
Përktheu: Juljana Mehmeti

Unë pi për një shtëpi të shkatërruar,
për jetën time të mjerë,
për vetminë jetuar në dy
e pi edhe për ty:
për magjinë e buzëve që tradhtuan,
për akullin e vdekur të syve të tu,
për një botë mizore dhe të vrazhdë,
për një Zot që nuk na shpëtoi.