Dolce nis ditën me ritualin e saj të përditshëm në Big Brother VIP Kosova

Banorja e famshme e Big Brother VIP Kosova, Dolce, është ndër të parat që zgjohet çdo mëngjes në shtëpi, duke nisur rutinën e saj të përditshme me një dush të freskët, një zakon që ka tërhequr vëmendjen e shikuesve dhe ka bërë që ajo të dallohet nga pjesa tjetër e banorëve.
Për Dolcen, fillimi i ditës nuk mund të konceptohet pa pastrimin e trupit dhe përkujdesjen ndaj pamjes së jashtme, duke u kujdesur që flokët të jenë gjithmonë të siluara dhe grimi i saj të qëndrojë perfekt, edhe në ambientin e shtëpisë më të famshme të Kosovës.

Rituali i saj i përditshëm ka bërë që Dolce të shihet gjithmonë e freskët dhe në formë, duke ruajtur elegancën dhe stilin që e karakterizon.
Shumë shikues të programit kanë komentuar kontrastin mes saj dhe banorëve të tjerë, duke kritikuar ata që nuk kujdesen për higjienën ose që shfaqen për disa ditë me grim të Prime-t, pa e pastruar dhe rregulluar veten.
Eleganca dhe disiplinimi i Dolces nuk kalojnë pa u vënë re. Përveç pamjes gjithmonë të përkryer, ajo tregon një kujdes të veçantë për vetveten, duke u bërë shembull i përkujdesjes dhe respektit për rutinën personale edhe brenda një ambienti kolektiv siç është shtëpia e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/





























































