Big Brother VIP Kosova 4 do të bëjë shkëmbim të banorëve me shoun e madh televiziv në Itali, Grande Fratello.

Këtë e bëri të ditur moderatori Alaudin Hamiti në Prime-n e tretë, duke thënë se të premten do të ketë shkëmbim të një banori.


Kjo gjë u prit shumë mirë edhe nga publiku pasi të gjithë duartrokitën me padurim.

Foto: YouTube

Po ashtu ky veprim u vlerësua lart edhe nga opinionistët, duke e quajtur si një veprim që duhej të ndodhte.

E konkurrenti që do të shkojë në atë reality shou për vetëm një javë është Dolce.

Dolce besojnë se është e duhur për t'u bërë pjesë e formatit më të komentuar në Itali.

Se si do të jetë përgjatë një jave, mbetet për t'u parë ditëve në vijim. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com