LAJMI I FUNDIT:

DokuTech prezanton tre folësit e parë të edicionit “Flip the Script”

DokuTech prezanton tre folësit e parë të edicionit “Flip the Script”

DokuTechka prezantuar persona kyç në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe edukimit si pjesë e edicionit të gjashtë.

Folësit do të vijnë nga vende të ndryshme dhe do të prekin tema të shumëllojshme, mirëpo fokusi kryesor do të jetë lidhshmëria mes teknologjisë, shoqërisë, kulturës, medies dhe ekonomisë.


Me 9 dhe 10 Qershor, në Termokiss, ata do të flasin se si industritë e tyre përkatëse mund të ndërtojnë një botë krejtësisht të re, në nivel lokal dhe global, duke shfrytëzuar mjetet, trendët dhe mundësitë që ofron teknologjia e sotme.

Folësit në vijim paraqesin një kombinim mes ndërmarrësish, udhëheqjes, dhe menaxhmentit:

Zachary Batstone Bashkë themelues/ Pronar, Z Shoes

Pasi u diplomua në Universitetin e San Franciskos nga fakulteti i shkencave politike në vitin 2016, Zachary themeloi Z Shoes. Në 2017 ai bashkë themeloi “Headwater Media”. Ai aktualisht është Drejtor Kreativ për të dy kompanitë.

Para se të themelonte kompaninë e tij, në një video-projekt ku vizitonte komunitetet indigjene të Amazonës së Perusë, Zachary u prezantua me një pale këpucë të krijuara nga materiale lokale si: gomë me burim nga pema, pambuk me ngjyrë të natyrshme nxjerrur nga një pemë tjetër lokale.

Zak kishte ëndërruar krijimin e një kompanie këpucësh para se të kthehej në shtëpi.

Alex Qin Drejtoreshë e teknologjisë gakko

Alex Qin është një programere, edukatore dhe folëse nga Brooklyn. Ajo beson në qasjen universale në edukimin e shkencave kompjuterike dhe në rëndësinë e ndërtimit të teknologjisë për të mirë. Ajo është drejtoreshë e Teknologjisë në Gakko, një studio globale për dizajn të arsimit, me seli në Tokio dhe New York.

Ajo është gjithashtu themeluese e “Code Cooperative”, një organizatë që lehtëson kthimin e të burgosurve duke mësuar individët e burgosur të kodojnë. Alex është në bordin e drejtorëve të “Shoqatës së Mësuesve të Shkencave Kompjuterike”të NYC dhe në Bordin e “Code/Interactive and Mouse”.

Para se të bashkohej me Gakko, ajo ishte udhëheqëse e ekipit të inxhinierisë së web-it në “Skillshare” dhe drejtoreshë e kurrikulit në “Cooalition for Queens”. Ajo mban një diplomë në Shkencat Kompjuterike nga Universiteti i Nju Jorkut.

Marko Rakar Shërbimet MRAK

Marko është drejtor ekzekutiv i kompanisë konsulente MRAK, me seli në Zagreb, Kroaci. Rakar ka një përvojë të gjatë në punën/shkrimin për media si dhe trajtimin me atë.

Ai kombinon njohuritë e tij të medias me teknologjitë e reja dhe ishte një nga adoptuesit më të hershëm të internetit në Kroaci. Ai ka drejtuar një numër kampanjash dhe garash të suksesshme për organizatat, partitë dhe kandidatët e pavarur në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe komunale në Kroaci, Evropë, Azi dhe SHBA.

Ai gjithashtu njihet nga Forumi Botëror i e-Qeverisjes si një nga “Top 10 personat të cilët po ndryshojnë botën e politikës në internet”.

Kjo nuk është e tëra. DOKU.TECH në partneritet me DOKUFEST dhe Fondacionin SHARE kanë bërë të ditur që kësaj liste të folësve, do të ju bashkëngjiten edhe 8 persona tjerë ndërkombëtar.

Ndiqni DOKU.TECH në Facebook dhe Instagram, ku edhe do të publikohen folësit e ardhshëm.

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori