LAJMI I FUNDIT:

Dokumentar për shqiptarët në Danimarkë

Dokumentar për shqiptarët në Danimarkë

Regjisori Ixhet Lutfiu, me bashkëpunëtorët e tij, ka zgjedhur qytetin e Prizrenit që më 22 korrik 2018 (ora 20.30) të promovojë filmin e tij më të ri dokumentar “Rrënjët shqiptare – dheu danez”, kushtuar shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Danimarkë.

Dokumentari përshkruan kronologjikisht (që nga viti 1965) veprimtarinë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Danimarkës dhe është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë që po promovohet tani përfshin vitet 1965-1999, kurse pjesa e dytë përfshin vitet 2000-2018. /Telegrafi/