LAJMI I FUNDIT:

DokuFake

DokuFake

Denis Galushi

– Edhe pse në edicionin e shtatëmbëdhjetë Dokufesti moton kryesore e kishte “Reflektimin”, ashtu siç ndihemi shpirtnisht, mendërisht e fizikisht, shumë nga ne zgjodhëm që t’mos reflektojmë, por t’aktrojmë dhe t’shtirremi në diçka që, as vet nuk e dimë dhe nuk jemi – As We Aren’t…


– Pothuajse e gjithë bota, nga drejtimet e ndryshme, pikëndaljen e stacionit kishin Prizrenin, në dhjetë ditë të para të muajit gusht.

– Dokufesti tani më për dikë rutinë, e për dikë risi.

– Më qindra filma u shfaqën në gjitha pjesët më të bukura të qytetit tonë, ku kjo padyshim edhe njëherë ua shtoji vlerën dhe bukurinë Lumbardhit, Kalasë e Kinamasë.

– Komente, kritika e komplimente më të ndryshme nga aktorë, regjisorë, aktivistë e shoqërisë civile, pas çdo filmi të shfaqur nga kreatorët e dokumentarëve.

– Punëtori e konferenca të shumta më lloj-lloj temash interesante të cilat na preokupojnë dhe brengosin si shoqëri, u organizuan gjatë tërë javës së festivalit.

– Më një fjalë, Dokufesti është shndërruar në epiqendër të kulturës botërore. Kjo padyshim tregon një lobim të mirë ndërkombëtar për shtetin e vetëm të izoluar në Evrope, Kosovën, por e cili prodhon talente, ideatorë e realizatorë të suksesshëm, ku tani më edhe ata na kanë zili e lakmi!

– Mirëpo, nga ana e tjetër ne nuk jemi vetvetja, ashtu siç ishim edhe në njëmbëdhjetë muajt e kaluar.

– “Dardani” i cili deri para dy javësh pinte çaj rusi tek “Menta”, për hatër të “Michaelit” është dukë pirë Vodka e Jack Daniels, vetëm që t’ia dëshmojë që edhe ky është “IN” (edhe pse nuk po i pëlqen aspak alkooli).

– “Ajsha” e cila vetëm para tre javësh mbante diskutime të ndryshme për parandalimin e drogave dhe imoralitetit nëpër vende publike, sot i paska mbyllur sytë duke thënë: “Hajt së s’ka dert. Le t’bojnë qejf. Së kështu jemi ma ‘IN’”.

– Ata që deri dje e kane ngritur zërin e tyre kundër ngacmimeve seksuale, sot me plotë kuptimin e fjalës janë pro asaj! Sepse, janë pro shfrenimit të epshit të tyre me droga, alkool e “join”-ta, ku kjo për fat të keq rezultoi më një dhunim të një turisteje në Kalanë e Prizrenit dhe askush nuk foli për shkaqet, por vetëm për rastin.

– “Miftari” që punon deri në ndërrimin e natës për 220 euro, ka vendosur që tërë rrogën e tij ta bënë “rrush e kumbulla” për një natë në “Dokunight”, duke u bërë dërrasë deri në pesë të mëngjesit, e duke tundur kokën poshtë e lartë nën ritëm te muzikës që aspak nuk i pëlqen. Por, është i “detyruar” sepse është më “IN” kështu.

– Autobusi Prishtinë-Prizren, i stërmbushur me vajza të cilat plotë gojën e patën “Dokufest”, ndërsa t’i pyesësh se cili film ua ka pëlqyer më së shumti, as idenë nuk e kanë. Sepse, Dokufesti për ta do thotë vetëm “Dokunight”. Muzika tekno, cigarja, alkooli, “join”-tat dhe imoraliteti.

– Kalldrëmi i qytetit historik tani më në vend të ujit është i stërpikur me verë të kuqë dhe birra.

– Natyra e Marashit është shndërruar në Villa “A1”, “A2”, “A3”, ku gjithandej ndodhën prezervativët dhe teshat e mbrendshme të motrave tona. Jo që kanë dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë, por “duhet” shkaku që të dukën më “IN”“ e më turistë së turistët.

– Shumica e kafeneve tona që deri dje ishin të mbushura me makiato e lëngje të ndryshme, gjatë Dokufestit frigoriferi është i mbushur vetëm me alkool. Ulesh në kafeteri dhe vjen kamerieri të thotë: “Vetem alkool shërbejmë”. Pra, edhe nëse ty nuk të pihet, duhesh patjetër më marrë se je ma “IN”!

– Pra, reflektimi ynë ishte: arroganca, injoranca dhe asimilimi.

– “Michaeli” neësër do të udhëton në vendin e tij dhe prapë do të pijë Vodka e Jack Daniels, sepse ai nuk shtirret, e ti “Dardan” a do vazhdon me çaj rusi apo vodka?

– “Ajsha” nesër do të na thërrasë në ndonjë seminar dhe do të flasë për drogat, abuzimet dhe ngacmimet seksuale në vendin tonë, por dje ajo ishte pro asaj. Cilës Ajshe me i besu tani?

– Këto kanë qenë vetëm disa pika të cilat kam mundur t’i vërej gjatë këtyre ditëve në qytetin tim.

– Dikush tani do të thotë: Denis, ti qenke i prapambetur dhe je shume “OUT”. Jo! Unë e dua artin. E dua teatrin e filmin. E dua kulturën. Jam pjesë e asaj.

– Këtë vit kam bërë disa përkthime të filmave në Dokufest, e vitet e kaluara isha edhe vetë pjesë e dokumentarëve. Por, unë jam kundër humbjes së vlerave kombëtare dhe morale. Jam kundër asimilimit të identitetit tonë në integrimin e asaj që themi “IN”, ndërsa nuk jemi vetvetja dhe jemi FAKE!