LAJMI I FUNDIT:

DOKU.TECH sjell edicionin e 9-të në Termokiss më 11 & 12 qershor, regjistrohu tani!

DOKU.TECH sjell edicionin e 9-të në Termokiss më 11 & 12 qershor, regjistrohu tani!

Nën sloganin “Fytyra ime nuk është Barkod”, një nga konferencat më me renome të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH, shënon edicionin e 9-të me radhë.

DOKU.TECH këtë vit rikthehet në Termokiss, Prishtinë, me një program të pasur, i cili do të shpaloset me datat 11 dhe 12 qershor, 2022.

Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e programit të sivjetëm të DOKU.TECH, duke u regjistruar në këtë LINK.

Lexo më shumë: Eventi në Facebook

Edhe këtë vit mbledhim profesionistë të teknologjisë, sipërmarrës dhe drejtues kompanish të nivelit më të lartë, vendas dhe ndërkombëtar, për të eksploruar mundësitë, të papriturat dhe rreziqet e Inteligjencës Artificiale, Shkenca dhe Mbledhja e të Dhënave, Intelegjenca Njerëzore, Mësimi i Makinerisë, Privatësia, Algoritmet, Sistemet, Edukimi dhe Revolucioni.

Përveç programit të folësve, në DOKU.TECH do të ketë punëtori, masterklasa, Panairi ‘Bëje Vetë’ [Do It Yourself], programi i muzikës dhe të tjera, të cilat do t’i shpalosim ditëve në vijim.

Bashkohuni me ne në DOKU.TECH, ta zgjerojmë prezencën e Kosovës në hartën e teknologjisë në botë!

Artikull i sponzorizuar