LAJMI I FUNDIT:

DOKU.TECH i shpalosë folësit e emisionit të fundit! 

DOKU.TECH i shpalosë folësit e emisionit të fundit! 

DOKU.TECH për çdo vit organizon festivalin e vetëm të teknologjisë në Kosovë në partneritet me fondacionin SHARE dhe DOKU.FEST,  DOKU TECH sapo ka lansuar ngjarjen që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 7-të, të quajtur “Make It, Break It, Build It, Share It” e cila do të transmetohet në Klan Kosova.

Në këtë edicion të  DOKU.TECH do të shtjellohen tema se si njerëzit mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre në botë duke ripërdorur, riparuar, rindërtuar, renovuar, rishitur, ricikluar, dhe në të njëjtën kohë duke zgjidhur problemet dhe duke plotësuar nevojat e njerëzve në të gjithë botën.

DOKU TECH si gjithmonë sjellë  folës ekskluziv vendor dhe ndërkombëtarë për entuziastët e teknologjisë dhe jo vetëm.

Në vazhdim ju prezantojmë me 3 folësit e emisionit të pestë të këtij edicioni:

Peter Sunde

Sunde është një haker/artist Skandinav me qendër në Berlin/Kuopio, po punon me projekte që kanë potencialin për të ndryshuar shoqërinë dhe veçanërisht merret me çështje të të drejtave të pronës intelektuale. Sunde është i njohur më së miri për bashkëthemelimin e The Pirate Bay, një web faqe Suedeze që indekson skedarët BitTorrent dhe faturon vetveten si ‘’Faqja më reziliente Bittorrent në botë’’. Përveç kësaj, Sunde themeloi Flattr, shërbimin e parë të vërtetë të mikropagesave sociale si dhe Heml.is Messenger, një aplikacion përçarës anonim i koduar i mesazheve pas zbulimeve të Snowden. Ai aktualisht po zhvillon artin e tij brenda organizatës Konsthack.

Kushtrim Xhakli 

Është ekzekutiv me përvojë dhe ndërrmarës global që filloi sipërmarrje të vogla në Evropë. Në dekadën e fundit, ai themeloi, bashkë-themeloi, ndërtoi dhe menaxhoi disa kompani si: Connected Inventions (Drejtor), një kompani finlandeze që krijon dhe zhvillon IoT Solutions në Sigfox-technology, Connected Baltics (Founder and member), operatorin ekskluziv SIGFOX në Estoni dhe shpërndarësin botëror të internetit IoT. Fast Europe Ventures (Bashk themelues), firma e mundësuesve të teknologjisë me seli në Lituani, që punon me telekomunikacionet, qeverinë dhe bankat. Changers.com Gjermani, (Bashkëthemelues) prodhues i ngarkuesit diellor inteligjent dhe të lëvizshëm që mundëson prodhimin dhe konsumimin e energjisë së rinovueshme. Në Kosovë, Kushtrimi është anëtar i bordit të IPKO Foundation, një fondacion me qëllim të krijimit dhe mbështetjes në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve dixhitalë. Themelues dhe Prodhues i konferencës vjetore të teknologjisë DOKU.TECH mbi temën e inovacionit, teknologjisë dhe shoqërisë. Puna e Xhaklit është mbuluar nga media të mëdha ndërkombëtare duke përfshirë The Guardian, The Economist, Foreign Policy, Virgin Media, TechCrunch, Forbes, BBC, Der Spiegel, Die Zeit dhe France24.

Arianit Dobroshi

Arianiti është kryetar i bordit ekzekutiv në OJQ FLOSSK, përmes së cilës angazhohet për promovimin e softuerit të lirë, kulturës së hapur, dhe veçanërisht dijes së lirë përmes Wikipedias. Ka lobuar për mbrojtjen e privatësisë në politikat publike në Kosovë. Arianiti ka studiuar menaxhimin e aviacionit dhe të drejtën e aviacionit dhe gjithësisë.

Liza Gashi 

Është një udhëheqëse ekzekutive, inovatore dhe sipërmarrëse me përvojë globale

në politika, hulumtim dhe angazhim të palëve të shumta në qeverisje, zhvillim, migrim dhe diplomaci. Liza është ish-zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë; themeluese dhe ish-drejtoreshë ekzekutive e GERMIN. Bashkë-themeluese dhe ish-drejtoreshë menaxhuese e KosovoDiaspora.org. Themeluese dhe kryetare e UWC Kosova, Komitetit Kombëtar të Kosovës për Kolegjet e Botës së Bashkuar (UWC). Studimet Master për administratë publike i ka mbaruar në Arizona State University kurse ato Bachelor për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe gjuhë spanjolle në Wartburg College në Iowa. Po ashtu ka diplomuar në United World College në Kosta Rikë dhe në National University of Córdoba në Argjentinë.

Artikull i sponzorizuar