Në këtë edicion të DOKU.TECH do të shtjellohen tema se si njerëzit mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre në botë duke ripërdorur, riparuar, rindërtuar, renovuar, rishitur, ricikluar, dhe në të njëjtën kohë duke zgjidhur problemet dhe duke plotësuar nevojat e njerëzve në të gjithë botën.
DOKU TECH si gjithmonë sjellë folës ekskluziv vendor dhe ndërkombëtarë për entuziastët e teknologjisë dhe jo vetëm.
Në vazhdim ju prezentojmë me 3 folësit e emisionit të tretë të këtij edicioni:
Peter Van Valkenburgh
Peter Van Valkenburgh është Cryptolawyer dhe drejtor në Coin Center dhe anëtar i bordit në Fondacionin Zcash. Ai jeton në Washington D.C. Van Valkenburgh është diplomuar në shkollën e mesme Marshall, më pas ai u pranua në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike ku ka një AA (Arts Associate) në artet dramatike. Ai më pas ndoqi studimet e ekonomisë në Universitetin George Mason specializimin e kreu në të Drejtën e Pronës Intelektuale nga shkolla e drejtësisë e NYU në vitin 2014. Ai punoi si Google Policy Fellow për TechFreedom dhe hartoi dhe redaktoi politikat dhe raportet gjyqësore. Më pas ai u bë drejtor i kërkimeve në Coin Center, dhe ishte përgjegjës për sigurimin e raporteve të politikave dhe formulimeve për politikëbërësit. Gjatë punës së tij, Valkenburgh ka dëshmuar para Kongresit, ka informuar ligjvënësit në SH.B.A dhe Bashkimin Evropian, dhe ka zhvilluar një rrjet mendimtarësh, akademikësh dhe ekspertësh në fushën e kriptovalutave.
Blerta Thaçi
Drejtoreshë Ekzekutive e Open Data Kosova. Open Data Kosova harton, zhvillon dhe krijon zgjidhje dixhitale për një portofolio të gjerë partnerësh, përfshirë institucionet publike të Kosovës. Kjo ekspertizë në mbledhjen dhe analizën e të dhënave u siguron partnerëve mjete dhe njohuri për të mbështetur vendimmarrjen dhe hartimin e politikave bazuar në të dhëna. Me një ekip të ri dhe të pasionuar për të sjellë ndryshime, ODK gjithashtu përfshin mijëra të rinj në Kosovë në ndërtimin e kapaciteteve të tyre në industrinë e teknologjisë. Blerta studioi Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Themeluese e Girls Coding Kosova. Ka punuar si softuer developer në Zombie Soup. Ajo është shpërblyer me çmimet si FIDES për filantropi, Gratë në ICT nga ICT Awards, u rendit gjithashtu në 2018 në Forbes 30 personat nën 30 vjeç për punën që bën në ODK si një ndër iniciativat më të suksesshme për të kontribuar në përmirësimin e ligjit dhe krijimin e politikave në Evropë.
Ermal Sadiku
Ermal ishte një nga anëtarët që vuri bazat për themelimin e LinkPlus IT në vitin 2013 dhe aktualisht është i përfshirë në menaxhimin e LinkPlus si CEO i tij, ai është gjithashtu ndërmarrës dhe inxhinier. Ai themeloi kompani si ZagApps, Datalab Kosova dhe EVAcc,i ka diplomë Master në Universitetin e Shkencave të Zbatuara në Offenburg, Gjermani. Ermali është i apasionuar pas teknologjisë ,duke ndihmuar gjeneratat e reja të inxhinierëve të rinj për të arritur sukses në fushën e teknologjisë me një fokus kryesor në softuer. Ai është ligjerues në Kolegjin Universum. Me më shumë se 10 vjet përvojë profesionale, në kompani si Assecco, TIG dhe Datalab, ai sjell shumë njohuri në fushat e IT, analizës së biznesit dhe menaxhimit të projektit. Ai ka zhvilluar projekte për kompanitë ajrore në SHBA, kompanitë e telekomit në Kanada dhe kompanitë e automobilave në Gjermani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert