Edicioni i 10-të i DOKU.TECH në Dokufest
5 – 6 gusht, 2023
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren
Nën temën “Ta sjellim të Ardhmen më afër, së bashku”, edicioni i 10-të i DOKU.TECH në festivalin e tij mëmë, Dokufest, do të ketë një fokus më të lartë në ndërthurjen e artit dhe teknologjisë.
Programi do të mbahet në datat 5 dhe 6 gusht, 2023, në hapësirat inovative të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), në Prizren.
– Fjalimet kyçe – DOKU.TECH do të sjellë në Prizren profesorin e Arteve, Medias dhe Inxhinierisë dhe Inxhinierisë Elektrike (ECEE), Pavan Turaga, nga Universiteti i Arizonës, i cili gjithashtu drejton Shkollën e Arteve, Medias dhe Inxhinierisë. Gjatë fjalimit të tij, profesori Turaga do të prezantojë trendet dhe çështjet ndërlidhëse të Inteligjencës Artificiale dhe industrisë kreative, duke vënë theksin në potencialin transformues të IA dhe aftësitë e saj për të nxitur kreativitetin, shtyrë kufijtë artistikë dhe për të hapur mundësi të reja.
– Paneli i diskutimit “Nxitja e përfaqësimit të grave në botën e Inteligjencës Artificiale” – i cili do të përqendrohet në pasqyrimin e statusit aktual të përfaqësimit të grave në industrinë e Inteligjencës Artificiale, identifikimin e sfidave me të cilat ballafaqohen ato dhe përcaktimin e nevojës për ndërhyrje për të siguruar barazi, diversitet dhe drejtësi. Paneli do të organizohet nga IPKO Foundation dhe Women in Tech Kosovo si pjesë e projektit “Rimodelimi i të Ardhmes: Gratë e Kosovës në Frontin e Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.
– Punëtoritë DokuKids – si pjesë e Programit DokuKids, do të organizojmë dy sesione punëtorish mbi Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin në industrinë kreative me Doku fëmijët, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë diskutime, ushtrime dhe aktivitete praktike që nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në proceset kreative.
– Ekspozita 360° nga Galeria 17 – Gjashtë ekspozitat e hapura deri më tani në Galeria 17, vijnë në format ndryshe. Përmes syzeve VR keni mundësinë që të shëtisni në galeri dhe të përjetoni secilën prej ekspozitave nga afër. Zgjedh ekspozitën/at që doni të shini, eksploroni veprat e artit prej artistëve të ndryshëm vendor e ndërkombëtar, dhe njëkohësisht kuptoni më shumë rreth temave që Galeria 17 eksploron në kuadër të programit të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Dalin imazhet e para të serisë së shumëpritur Lucky, Anya Taylor Joy luan rolin kryesor

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?