LAJMI I FUNDIT:

Doktorëve në Britani u ndalohet kravata!

Doktorëve në Britani u ndalohet kravata!

Në spitalet britanike nga viti i ardhshëm doktorët nuk do të guxojnë të bartin kravata, mëngë të gjata dhe stoli. Arsyeja? Parandalimi i shpërndarjes së sëmundjeve vdekjeprurëse nëpër korridoret e spitalit.

Duke bartur kravatë, doktorët kanë respektuar rregulloren e spitalit për dukje profesionale. Mirëpo për hir të shëndetit, ekspertët shëndetësorë prej tani janë përqendruar në gjetjen e masave për parandalimin të infeksioneve bartëse në spital. Doktorët do të duhet të kenë kujdes në stilin e veshjes.

"Kravatat rrallë pastrohen, derisa ato barten përditë. Ato nuk hynë në punë kur bëhet fjalë për përkujdesjen ndaj të sëmurëve, dhe është dëshmuar që në to shpesh vërshojnë organizmat patogjen", thuhet në deklaratën e ministrisë britanike të shëndetësisë.


Mëngët e gjata, thonjtë e rremë, stolitë dhe orët, gjithashtu mund të janë fole e mikrobeve, tërheqin vëmendjen nga ministria.

Bërrylat lakuriq do të duhej të parandalojnë përhapjen e staphylococcus aureus, i njohur si MRSA, bakteret vdekjeprurëse që janë imune pothuajse në të gjithë antibiotikët e njohur. Kjo baktere është përgjegjëse për 40 për qind të të gjitha infeksioneve të gjakut, në spitalet britanike.

Gjatë hulumtimit shkencor të vitit 2004 në kravatat e doktorëve në New York është dëshmuar se, gati gjysma e tyre bart së paku një lloj mikrobi infektiv.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në vitin 2008.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori