LAJMI I FUNDIT:

Dojrani duhet t’i kthejë BE-së 150 mijë euro për lëshime në projektin e filtrimit të ujit

Dojrani duhet t’i kthejë BE-së 150 mijë euro për lëshime në projektin e filtrimit të ujit

Dojrani do të duhet t’i kthejë BE-së 150 mijë euro, pasi Komisioni Evropian ka konstatuar shkelje në kushtet për përzgjedhjen e firmës për rikonstruimin e stacionit të filtrimit të ujit, që ka qenë për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë.

Bëhet fjalë për një pjesë të projekteve për mbrojtje të Liqenit të Dojranit të vitit 2014, me vlerë prej 309 mijë eurove. Por komuna në vend që të zgjedh ofertuesin më të lirë për rikonstruimin e stacionit të filtrimit, kanë zgjedhur atë më të shtrenjtin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov, thotë se për këtë problem ka qenë në dijeni edhe paraardhësi i tij, Borçe Stamov, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zgjidhur të njëjtin.

Ndërsa nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale informojnë se po punojnë për zgjidhjen e problemit. Ndërsa për këtë çështje janë informuar edhe Ministria e Financave dhe kryeministri Zoran Zaev dhe pritet që në njërën nga seancat qeveritare të diskutohet edhe kjo çështje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori