LAJMI I FUNDIT:

Dogana thyen rekord në të hyra (Video)

Dogana thyen rekord në të hyra (Video)

Vetëm në vitin 2016, të hyrat në Doganën e Kosovës pritet të arrijnë shumën mbi një miliard eurosh . Aktualisht të hyrat në Doganën e Kosovës janë 964 milionë euro.

Shuma prej një miliard eurove konsiderohet si shifër rekorde, pasi që nga themelimi i saj, Dogana nuk ka arritur të mbledh kaq shumë.


Krahasuar me vitin e kaluar të të njëjtës periudhë, në doganë janë inkasuar 11 për qind më shumë të hyra. /Tribuna Channel/