LAJMI I FUNDIT:

Dogana Shqipëri – Kosovë, një dritare e vetme

Dogana Shqipëri – Kosovë, një dritare e vetme

Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka avancuar shumë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ish-drejtori i Doganës së Kosovës ka bërë me dije se në muajin e ardhshëm do të ketë lehtësira doganore ndërmjet dy vendeve.


Sipas Rafunës, tani do të jetë një pikë e përbashkët doganore Kosovë – Shqipëri në kufirin Morinë – Vërmicë.

“Këtu do ta kemi ndryshimin më të madh në muajin e ardhshëm, ku do t’i vendosim të dyja doganat në një dritare të vetme”, ka thënë Rafuna, duke bërë me dije se të dyja qeveritë janë duke ndërmarrë veprime për t’i eliminuar burokracitë institucionale. /Telegrafi/