LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës gjatë javës parandalon 6 raste të kontrabandës me mallra ushqimor

Dogana e Kosovës gjatë javës parandalon 6 raste të kontrabandës me mallra ushqimor

Dogana e Kosovës njofton se gjatë javës ka parandaluar gjashtë raste të tentim kontrabandës.

Sipas njoftimit, janë ndaluar vaj ushqimor, pije jooalkolike dhe çokollata.


“Njësitë e Doganës së Kosovës kanë pasur një javë të suksesshme në parandalimin e kontrabandimin ku kanë parandaluar gjashtë raste të tentim kontrabandës. Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e anti-kontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transpotues i cili ishte duke transportuar 1,500 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Në regjionin e Prizrenit gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, sasia e tyre ishe rreth 680 kilogramë.

“Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave: 450 litra pije jooalkoolike, 2,000 copë mikro-kabllo telefona, 10,800 copë vezë të freskëta. Derisa në rastin e fundit Dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako çokollata”, përfundon dogana.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskuara kalon 6,000 mijë kilogram. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse. /Telegrafi/