LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës autorizon kompaninë e tetë si operator ekonomik

Dogana e Kosovës autorizon kompaninë e tetë si operator ekonomik

Dogana e Kosovës njofton se ka dhënë autorizimin për kompaninë e tetë si operator ekonomik.

Sipas Doganës, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, ky autorizim i është dhënë kompanisë Albi Commerce.


“Kjo kompani merret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D), në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/