LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili: Qeveria po e sulmon vazhdimisht Kushtetuesen, sa kam qenë në LVV, kam pas presion për t’i shkarkuar anëtarët e KPM-së

Kica-Xhelili: Qeveria po e sulmon vazhdimisht Kushtetuesen, sa kam qenë në LVV, kam pas presion për t’i shkarkuar anëtarët e KPM-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë Qeveria nuk e ka të sinqertë çështjen e ç‘kapjes e aq më pak çështjen e drejtësisë.

Ajo në RTV Dukagjini tha se kjo Qeveri ka shkelur Kushtetutën me shumë ligje.


“Partia në pushtet nuk ka turp se si i ndanë në të mira dhe të këqija vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ishte pikërisht vendimi i kësaj gjykate që i solli në pushtet”, tha nënkryetarja e LDK-së.

Sipas saj, Qeveria po manipulon me qytetarët me reformat e përmendura për drejtësi.

“Vettingu është proces që është dashur të ndodh në Kosovë. Qeveria po bënë populizëm me secilën çështje, duke thënë se të gjitha ligjet po i dërgojmë në Kushtetuese”, tha Kica-Xhelili.

Ajo foli edhe për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Sipas saj, kur ka qenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, si kryesuese e Komisionit për Administratë Publike, i është kërkuar që t’i shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.

“Edhe fatkeqësisht me duhet të konfirmojë se ekziston një dëshirë e shprehur e pushtetit aktual për kontrollin e KPM-së. Në fakt ka qenë ndër çështje që me është kërkuar mesë shumit sa kam qenë në Grupin Parlamentar të LVV-së që kuadër të punës sime si kryetare e atij komisionin të nisë shkarkimin e anëtareve të KPM-së”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo për shkak të refuzimit të saj ka thënë se i është dashur që të ballafaqohet me anëtarët e LVV-së.

“Unë kam pas një llojë presionin për t’i shkarkuar anëtarët e KPM-së edhe në atë kohë ka qenë beteja ime e zgjedhur për ta bërë për brenda[ Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje] ata që kanë qenë me mua e edijnë edhe edijnë anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje edhe anëtarë nga Partitë e tjera politike sepse e kemi pasur një mbledhje duke shkuar live, kur vazhdimisht kërkohej që të nisja shkarkimin e anëtarëve të KPM-së edhe unë jam ngritur nga ajo mbledhje edhe kam kërkuar pushim për dy minuta nëse ju kujtohet ndokujt dhe jashtë u kam thënë ju mund ta nisin shkarkimin e tyre por votën time nuk e keni”, ka sqaruar Kica-Xhelili.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori