LAJMI I FUNDIT:

DnV tregon parregullsitë në qendrat e votimit

DnV tregon parregullsitë në qendrat e votimit

Demokracia në Veprim ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar për hapjen e vendvotimeve.

Ismet Kryeziu nga DnV ka thënë se ka pasur vonesa në hapje në disa vendvotime

“Tani ka filluar procesi i votimit në Kosovë, në gjithë territorin e Kosovës në 2547 vendvotime të cilat i ka Kosova. Sipas të dhënave nga vëzhguesit e DnV-së, kemi pasur vonesa në hapjen e vendvotimeve me kohë në 2.6 për qind të vendvotimeve që janë në Kosovë. Këto vonesa janë kryesisht për shkak të vonesës së komisionerëve, vonesave në shpërndarjen e materialit, përjashtuar dy-tre vende si Shtërpca dhe Graçanica ku kemi pasur mungesë të vuleve me kohë. Gjithashtu në hapjen e një vendvotimi në Kosovë e kemi ku ende qytetarët nuk mund të votojnë për shkak të tërheqjes së komisionerit në momentin e fundit në qendrën “Ukshin Hoti: në Prizren, ku tani instutcionet përgjegjëse janë duke e bërë zëvendësimin e komisionerit për të mundësuar hapjen e këtij vendvotimi”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.

Kryeziu ka thënë se një parregullsi tjetër që kanë përcjell vëzhguesit e DnV-së ka qenë edhe materiali propagandues i shpërndare afër qendrave të votimit.

“Në Kosovë 24 orë më herët ka filluar heshtja zgjedhore. Secili material propagandues që shpërndahet mund të ndikojë në vullnetin e qytetarëve dhe duhet të mirren të gjitha masat që së paku në diametrin 100 metra nga vendvotimi të mos qiten materiale propaganduese. Në 7 për qind të qendrave të Kosovës vërehet material propagandues i subjekteve politike që nuk i kanë larguar nga qendrat. Iu bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike, menaxherëve të qendrave të dalin t’i largojnë këto materiale. Komunat ku më së shumti kemi parë, është Gjilani, Prishtina, Prizreni:, ka theksuar ai duke shtuar se deri tani përveç të gjithë qytetarëve që iu mundësohet qasja e drejtpërdrejt, në 30 për qind të qendrave të vendvotimeve nuk është krijuar qasje e mjaftuar për personat me aftësi të kufizuar. Nuk ka mjaftueshëm qasje për këta persona.

“Ndërsa kemi bërë një krahasim në pjesëmarrjen e komisionerëve të përfshirë në këtë proces, kemi 35 për qind pjesëmarrje e grave që është lëvizje pozitive nga zgjedhjet e vitit përpara ku kishte një proces 29 për qind”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Kalo në kategori