LAJMI I FUNDIT:

DnV: Nga 53 për qind të votave të numëruara, prin LDK e pasuar nga VV

DnV: Nga 53 për qind të votave të numëruara, prin LDK e pasuar nga VV

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka prezantuar të dhënat preliminare të zgjedhjeve parlamentare nga 53 për qind të votave të numëruara deri tani.

Sipas Kryeziut, këto të dhëna janë jo përfundimtare dhe jo zyrtare, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, LDK është partia e parë me 24.83 për qind të votave, e pasuar nga Vetëvendosje me 23.63 të votave.

PDK sipas Kryeziut ka 22.83 për qind të votave të numëruara deri tash. Ndërsa koalicioni AAK-PSD ka 12.8 për qind të votave.

Lista Serbe në këto zgjedhje ka 6.35 të votave, kurse partitë tjera 4.0 për qind.

Kryeziu në fund të konferencës tha se do të informojnë qytetarët për rezultatet pas numërimit të të gjitha votave./Telegrafi/