LAJMI I FUNDIT:

DnV: Deri në orën 9:30 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 6 për qind e qytetarëve

DnV: Deri në orën 9:30 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 6 për qind e qytetarëve

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë për media ku ka treguar parregullësitë që kanë shoqëruar procesin zgjedhor deri ën orën 9:30.

Mexhide Demolli-Nimani nga DnV ka thënë se nga të dhënat e nga terreni deri në orën 9:30 procesi i votimit po rrjedh i qetë. Sipas saj raportohet për vështirësi të qytetarëve për gjetjen e vendvotimeve.


“Sa i përket daljes në votim deri në orën 9:30 sipas raporteve të vëzhguesve tanë të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 102 mijë qytetarë përkatësisht 6 për qind e qytetarëve me të drejt vote. Të drejt vote në këto zgjedhje kanë 1 milon e 937 mijë e 869 qytetarë. Deri në orën 9:30 janë evidentuar 3695 raste kur votuesit kanë pasur ëvshtirësi në gjetjen e vendvotimeve në afër një mijë vendvotime. Tek ofrimi i asistencës për të votuar, deri në orën 9:30 janë raportuar 5283 në 1809 vendvotime. Janë raportuar 46 raste kur një eprson ka ofruar asistencë më shumë se njëherë në 32 vendvotime. 47 raste kur anëtarët e KVV-ve kanë asistuar votuesit për të votuar në 37 vendvotime ku prinë komuna e Prishtinës me 12 raste, e Mamushës me 6 raste, 5 prej të cilave në shkollën fillore “Anadollu”. Demokracia në Veprim bënë thirrje që votimi me asistencë të kryhet konform rregullave zgjedhore”, ka thënë ajo përcjell Telegrafi.

Sipas saj tek cenimi i fshehtësisë së votës, deri në orën 9:30 janë raportuar 29 raste në 23 venvdotime, ku siç theksoi ajo prinë Prishtina, pastaj Peja, Rahoveci, Lipjani.

“Bërja publikë e fletëvotimit është raportuar në 21 raste. Qëndrimi më shumë se një person mbrapa kabine është raportuar 57 raste në 37 vendvotime. Tek votimi i shumfisht janë raportuar pesë raste deri në orën 9:30, në pesë vendvotimë si në Graçanicë, Lipjan, Mitrovicë e Jugut dhe Rahovec. Po ashtu është raportuar kur votuesit kanë votuar më shumë se njëherë në dy vendvotime, në Prishtinë shkolla “Sami Frashëri”, dhe në Prizren”, ka thënë ajo duke shtuar se DnV fton partitë politike që të përmbahen nga çfarëdo lloj veprimi që cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe se sipas saj pret që institucionet e rendit të marrin masat e duhura për të organizuar atmosferë të qetë për mbarvajtjen e zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Kalo në kategori