LAJMI I FUNDIT:

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Foto: Arkiv

Një person ka humbur jetën dje në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se u godit me qëllim nga një veturë.

Policia bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Agim Çelaj” në Pejë.


“Një person është goditur nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Sipas dyshimeve të para, personi është goditur qëllimisht, kurse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, bëri të ditur policia, të mërkurën.

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Lexo po ashtu Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

I dyshuari  është arrestuar pak orë më pas. Kështu ka njoftuar policia në raportin e sotëm 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull po ashtu shtetas i Republikës së Shqipërisë. Si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se viktima dhe i dyshuari kanë qenë miq mes vete. Deri tek vrasja ka ardhur si pasojë e një problemi të mëhershëm.

Viktima dyshohet se i kishte djegur të dyshuarit shtëpinë në Elbasan, ndërkaq i dyshuari në shenjë hakmarrje e ka goditur gjatë ditës së djeshme me veturë në Pejë, ku edhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë thënë për Telegrafin se ndaj të dyshuarit pritet që të paraqitet kërkesa për paraburgim.

“Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje e rëndë me qëllim hakmarrje’”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori