LAJMI I FUNDIT:

Djegia e kontejnerit në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, lëndohen shtatë azilantë

Djegia e kontejnerit në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, lëndohen shtatë azilantë
Foto: Ilustrim

Shtatë persona (shtetas të huaj), pesë marokenë dhe dy libanezë janë lënduar sot rreth orës 06:00 të mëngjesit si pasoj e flakëve të zjarrit që ka kapluar një kontejnerë në kampin “Belvedere” në Mitrovicë, e cila që shërben për njësitë speciale operative të policisë së Kosovës, e ku janë strehuar para pak muajsh refugjatë nga shtetet e Lindjes.

Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Nita Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shtatë persona kanë marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.


Mustafa tha se pesë prej tyre kanë pasur lëndime shumë të lehta dhe janë liruar menjëherë pas trajtimit, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar rreth dy orë në emergjencë.

“Sot më 28.01.2021 rreth orës 6:30, shtatë persona kanë marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovice, saktësisht në emergjencë. Pesë maroken dhe dy libanez kanë marr trajtim në emergjencë ku pesë prej tyre kanë pasur lëndime shumë të lehta dhe janë liruar menjëherë pas trajtimit ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar përreth dy orë në emergjencë për shkak  të lëndimeve më të mëdha. Të gjithë pacientët janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Mustafa.

Digjet një nga kontejnerët në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, nuk ka të lënduar
Lexo po ashtu Digjet një nga kontejnerët në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Ndryshe, edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Telegrafin tha se një kontejnerë është përfshirë nga flakët e zjarrit sot rreth orës 06:00 të mëngjesit, në Mitrovicë.

“Një nga kontejnerët që ndodhet në kampin ku janë strehuar azilantët është përfshirë nga zjarri, rreth orës gjashtë mëngjes. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori