LAJMI I FUNDIT:

Digjet një nga kontejnerët në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Digjet një nga kontejnerët në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, nuk ka të lënduar
Foto: Ilustrim

Një kontejnerë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 06:00 të mëngjesit në kampin e refugjatëve në lagjen “Bair”, të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, nuk ka persona të lënduar dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë e Kosovës.

“Një nga kontejnerët që ndodhet në kampin ku janë strehuar azilantët është përfshirë nga zjarri, rreth orës gjashtë mëngjes. Nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, burime të Telegrafit bëjnë të ditur se disa refugjatë të strehuar në këtë kamp kanë kërkuar ndihmë mjekësorë me arsyetimin se nuk po ndjehen mirë dhe janë duke iu djegur sytë, e gjitha kjo për të marr një raport mjekësor. /Telegrafi/