Zjarri përfshiu dje fabrikën për riciklimin e qeseve të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, duke shkaktuar kështu dëme të shumta materiale.
Lidhur me këtë rast policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ende nuk dihen shkaktarët që quan deri tek shpërthimi i zjarrit.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika për riciklimin e qeseve të plastikës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia.
Policia tutje bënë të ditur se rasti vazhdon të jetë në hetime.
Ndryshe, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së djeshme njoftoi se kishte ngritur shtabin emergjent.
“Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës, në Qendrën e Biznesit Drenasi I, kam aktivizuar Shtabin emergjent të komunës së Drenasit, në krye të të cilit jam unë. Kjo është katastrofë materiale dhe ekologjike, kam ftuar për ndihmë edhe kolegët e nivelit lokal, edhe të nivelit qendror, për shuarjen e zjarrit”, kishte deklaruar Lladrovci.
E zjarrfikësve të Drenasit për të shuar zjarrin u kishin ardhur në ndihmë edhe zjarrfikësit nga komuna e Prishtinës, Skenderajt, Malishevës, Lipjanit, Rahovecit shi dhe Njësia Speciale e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare