LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi trevjeçar u shpëtua pas zjarrit që kaploi një shtëpi, policia amerikane publikon pamjet e aksionit dramatik

Djaloshi trevjeçar u shpëtua pas zjarrit që kaploi një shtëpi, policia amerikane publikon pamjet e aksionit dramatik

Policia në Wisconsin ka publikuar një video dramatike që tregon reaguesit e parë duke shpëtuar një djalë 3-vjeçar, i cili ishte bllokuar brenda një shtëpie që e kishte kapluar zjarri.

Reaguesit e parë vrapuan për të thyer një dritare të rezidencës në West Allis, sipas pamjeve të regjistrua nga kamera e policisë, raporton foxnews.


Një zjarrfikës shihet në video duke thyer xhamin e dritares në një dhomë gjumi të pasme në mënyrë që të mund të futej brenda shtëpisë.

Zjarrfikësi del në dritaren e mbushur me tym me djalin në krahë dhe ia kalon fëmijën oficerëve që e presin jashtë, tregon video. Oficerët e kapin fëmijën dhe vrapojnë nëpër lagje drejt një ambulance aty pranë.

Djali, i identifikuar më vonë si MJ, u dërgua në një spital për trajtim dhe ishte në gjendje të qëndrueshme, raportoi FOX6 Milwaukee. Policia tha se dy të rritur arritën t’i shpëtonin zjarrit vetë dhe gjithashtu morën trajtim në spital.

Familja e MJ në deklaratat për stacionin policor thanë se humbën pothuajse gjithçka në zjarr.

Ndryshe, nuk dihet se si filloi zjarri ndërsa organet kompetente kanë filluar hetimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori