LAJMI I FUNDIT:

Djali i vëllait të Oliver Ivanoviqit: Në vrasjen e Oliverit ishte përfshirë dikush nga serbët e Kosovës

Djali i vëllait të Oliver Ivanoviqit: Në vrasjen e Oliverit ishte përfshirë dikush nga serbët e Kosovës
Foto: Arkiv

Aleksandar Ivanoviq, djali i vëllait të politikanit të vrarë, Oliver Ivanoviq, tha se territori i Mitrovicës ishte i mbuluar nga kamerat të kontrolluara nga serbët, prandaj është i sigurt se ishte e pamundur të organizohej vrasja e xhaxhait të tij pa pjesëmarrjen e ndonjë serbi të Kosovës.

Duke folur në Televizioni “N1”, Ivanoviq tha gjithashtu se të gjitha “shërbimet tona dhe shërbimet kryesore të sigurisë botërore janë të pranishme në atë territor”, që është një arsye tjetër pse është e pamundur të vrasësh një politikan në qendër të qytetit dhe askush të mos dijë asgjë për këtë.


“Fatkeqësisht, kam ndjesinë se dikush nga prapavija po e zgjedh momentin se kur do të zbulohet e vërteta e plotë dhe më pas do të ndodhë kthesa e madhe përmes dëshmive, përmes paraqitjes së regjistrimeve dhe provave materiale dhe në një kohë të shkurtër do të vijmë tek e vërteta se kush e vrau Oliverin, dhe mbi të gjitha kush e urdhëroi vrasjen”, tha Aleksandar Ivanoviq, transmeton Telegrafi.

Ai përmendi rastin e arrestimit të paradokohshëm të Darko Shariqit dhe vlerësoi se “kjo flet se megjithatë dikush anash është duke shikuar dhe ka informacione”, pasi siç thotë ai, aksioni ka ardhur nga jashtë dhe organet vendore është dashur të marrin pjesë”.

I pyetur nëse një presion i tillë i nga jashtë do të ndihmonte në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ai u përgjigj “absolutisht po”.

“Dhe kur them se jam i bindur se dikush po pret momentin kur do të zbulohet e vërteta, besoj se me veprime të tilla dhe të ngjashme do të arrihet deri te e vërteta për porositësin dhe kryerësin e vrasjes”, tha Ivanoviq.

I pyetur nëse mendon se Beogradi zyrtar di më shumë sesa thotë për vrasjen, ai tha se familja e Oliver Ivanoviqit ende pyet pse nuk ka një qëndrim më energjik të institucioneve zyrtare, kurse vrasja është “objekt i disa talk show, të kuazianalistëve, manipulimeve mediatike”.

“Ajo që më shqetëson është pse kemi katër vjet heshtje të tillë? Pse ka një vulë sekreti në rastin e Oliverit, ndërkohë që publiku serb në terminët kryesore [televizive] i shikon trupat me kokë të prerë në rastin e grupit të Belivukut”, tha ai.

Ai shtoi se familja e Oliver Ivanoviqit nuk ka pasur kurrë rast ta thonë në RTS [televizionin shtetëror serb] se çfarë mendojnë për këtë dhe “pse na shqetëson heshtja në Beograd”.

Duke folur për marrjen në pyetje të Boban Bogdanoviqit, i cili në një intervistë për KRIK tha se kishte informacione se autori i vrasjes së Ivanoviqit ishte Lubomir Lainoviq, organizator Milan Radoiçiq dhe urdhërdhënës Zvonko Veselinoviq, thotë se edhë në Prishtinë ekziston interesimi dhe se ndjekin atë që ndodh në Beograd lidhur me këtë rast.

Vëllai i Oliver Ivanoviqit thotë në gjykatë se personat më me ndikim në Mitrovicë raportonin te Milan Radoiçiq
Lexo po ashtu Vëllai i Oliver Ivanoviqit thotë në gjykatë se personat më me ndikim në Mitrovicë raportonin te Milan Radoiçiq

Miroslav Ivanoviq, vëllai i politikanit të vrarë dhe babai i Aleksandar Ivanoviqit, të mërkurën ka dhënë një deklaratë para Gjykatës në Prishtinë, duke thënë se gjykata është e interesuar për informacione të drejtpërdrejta për ditën kur është vrarë Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, gjykatës i ka interesuar një shënim [letër] e gjetur tek gjësendet e Oliverit, në të cilin ishin shkruar targat e veturës e cila pas vrasjes, e kishte e përcjellë Miroslav Ivanoviqin.

“Ata i kushtuan vëmendje të veçantë nëse Oliveri ishte kërcënuar në periudhën paraprake dhe nëse ai e kishte ndarë atë informacion me Miroslavin”, thotë Aleksandar Ivanoviq.

“Edhe pse jemi familje shumë e afërt, Oliveri nuk ka dashur asnjëherë t’i transmetojë shqetësimet e tij në familje. Buzëqeshja dhe shakatë e tij ishin një mekanizëm mbrojtës, por i gjithë qyteti e dinte që Oliveri ishte i ekspozuar ndaj kërcënimeve serioze”, tha ai.

Ivanoviq tha gjithashtu se gjykimi do të vazhdojë së shpejti dhe se janë paralajmëruar katër dëshmitarë të mbrojtur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori