LAJMI I FUNDIT:

Djali i Ukshin Hotit: Babai vetëm një muaj qëndroi në LDK dhe formoi parti tjetër (Video)

Djali i Ukshin Hotit: Babai vetëm një muaj qëndroi në LDK dhe formoi parti tjetër (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që është edhe djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij.

Andini, thotë se as faktori ndërkombëtar e as faktori vendor nuk kanë bërë sa duhet për të zbardhur fatin e të zhdukurve dhe babit të tij.

Ai ka thënë se iniciative për një Tribunal që do të dënonte krimet serbe është e vonshme, por sipas tij dënimi i krimeve serbe nuk është kurrë i vonshëm.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thotë se pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë partitë politike në baza ditore ai shpreson se brenda dy javësh do të miratohet themelimi i Tribunalit për krimet serbe.

Hoti thotë se është e vërtet që gabimi i deputetes Brovina ka zhvendosur vëmendjen nga Tribunali, por sipas tij ajo mbetet një deputete shumë e respektuar.

“Nuk mendoj se duhet t’i bëjmë gjyq publik deputetes Brovina për një gabim të tillë…Deputetja Brovina i ka provuar në lëkurë të vet krimet serbe dhe është gabim që kauza e Tribunalit të minohet pas këtij veprimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Andini thotë se nuk ka pasur qëllim të futet në politikë për shkak se siç thotë “babai e kishte pësuar pikërisht për shkak të politikës”.

“Në vitin 2012 pikërisht kryetari Veseli më ka bërë ftesë që t’i bashkohem Partisë Demokratike të Kosovës. Pasi bëra një moshë të caktuar, unë kam gëzuar një respekt në popull për shkak të veprave të babit, vendosa që të ndjekë rrugën e babit për të kontribuar për Kosovën”.

Ai ka thënë se edhe familja e tij ka qenë në PDK deri në momentin kur mixha ka kaluar në Vetëvendosje. Ndikimi i familjes dhe si parti trashëguese e UÇK-së, PDK ishte zgjedhja e Andinit.

“Babi në LDK ka qenë vetëm një muaj si kryetar i Degës së Rahovecit dhe është larguar për arsye që nuk dua t’i flasë kësaj radhe. Më pas është bërë kryetar i UNIKOMBIT, dhe vetëm pesë ditë ka qëndruar si kryetar i partisë i UNIKOMBIT në Kosovë pasi është burgosur”, tha ndër të tjera Andin Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori