LAJMI I FUNDIT:

Djali i prokurorit Berisha flet për përleshjen fizike me Xhavit Drenorin: Më ka sulmuar pastaj në vetmbrojtje kam reaguar

Djali i prokurorit Berisha flet për përleshjen fizike me Xhavit Drenorin: Më ka sulmuar pastaj në vetmbrojtje kam reaguar

Ditën e sotme është raportuar për një incident në mes të kandidatit për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori dhe djalit të prokurorit Ibrahim Berisha.

Drenori kishte deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha, dhe se rastin e ka raportuar në Polici.


E përleshjen fizike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën ‘Xhevë dhe Fehmi Lladrovci’ në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me djalin e prokurorit Ibrahim Berisha për ngjarjen në fjalë.

Ramadan Berisha për Telegrafin ka thënë se është takuar rastësisht me Xhavit Drenorin derisa ishte duke shkuar tek një avokat.

Sipas tij, fillimisht Drenori e kishte pyetur ku je djali i prokurorit, ndërsa i është përgjigjur “i cilit prokuror” – Drenori i ka thënë se “dihet i cilit, Ibrahim Berishës”.

Berisha tregoi se aty Drenori e ka sulmuar me këpucë, dhe pastaj në vetëmbrojtje është përleshur me Drenorin.

“Deri sa isha për punët e mia në një zyrë te një avokat. Duke dalë nga zyra e avokatit rastësisht jam taku me Xhavit Drenorin, dhe i cili më tha mua ku je djali i prokurorit, unë ia ktheva, i cilit prokuror? Ai me tha dihet i cilit prokuror. Pastaj ka filluar të me fyejë dhe në një moment Xhaviti e ka hequr këpucën nga këmba dhe me ka gjuajtur duke me goditur në kokë nga e cila  me shkaktuar lëndime trupore. Ka filluar të vijë në drejtim timin për të më sulmuar, dhe unë në vetëmbrojtje jam përleshur me të derisa na kanë ndarë njerëzit përreth”, u shpreh ai.

Ndryshe, në debate televizive Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas.

Drenori në zgjedhjet e 17 tetorit është radhitur i katërti me 4.04% të votave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori