LAJMI I FUNDIT:

Djali i presidentit të Zimbabvesë derdh shampanjën 200 dollarëshe mbi orët e mbuluara me diamant, derisa gjysma e popullatës vuan nga uria (Video)

Djali i presidentit të Zimbabvesë derdh shampanjën 200 dollarëshe mbi orët e mbuluara me diamant, derisa gjysma e popullatës vuan nga uria (Video)

Njëri nga djemtë e Robert Mugabe, presidentit të Zimbabvesë, ka filmuar veten duke derdhur shishen e shampanjës që kushton qindra funte mbi orët e mbuluara me diamante.

Chatunga Bellarmine Mugabe ka publikuar në Snapchat një video, ku shihet se si reklamon orët që kushtojnë 45 mijë funte, edhe përkundër faktit që vendin të cilin e udhëheq babai i tij vuan nga varfëria, transmeton Telegrafi.


Videoja është filmuar në një klub të natës, ku shihet Chatunga duke bërë jetë luksoze derisa pothuajse gjysma e popullsisë nga ai vjen vuan nga varfëria e skajshme.

Chatunga dhe vëllai i tij Robert Jr, që janë bijtë e Robert dhe Grace Mugabe, njihen për jetën luksoze që ata bëjnë, ku në shumicën e rasteve nuk mungojnë shampanja, veturat e shtrenjta e aksesorët e mbuluar me diamantë.

Shishja e shampanjës të cilën Chatunga e derdh në orët e shtrenjta, raportohet të jetë Armand de Brignac Ace of Spaces që kushton mbi 200 funte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori