LAJMI I FUNDIT:

Djali 12-vjeçar nga Britania ha 54 magnetë për të parë nëse do të bëhet magnetik

Djali 12-vjeçar nga Britania ha 54 magnetë për të parë nëse do të bëhet magnetik

Një 12-vjeçar nga Mançesteri i Anglisë i është nënshtruar një operacioni pasi kishte ngrënë 54 magnete lodra si pjesë e një “eksperimenti” që deshi ta bënte me organizmin e vet.

Rhiley Morrison i hëngri magnetet për të kuptuar nëse ato do të ndikonin që objektet e metalta do t’i rrinin ngjitur në bark dhe pasi ishte kureshtar të shihte se si do të dukeshin ato kur t’i nxirrte jashtë.


Por kur topat e vegjël nuk i pa jashtë organizmit as katër ditë pasi i kishte gëlltitur, djali i tha nënës së vet se ka gëlltitur dy magnete aksidentalisht.

Menjëherë e ëma e dërgoi në spital aty ku dhe mjekët i bënë fotografim me rreze x dhe u habitën kur panë 54 copa magneti  më trupin e Morrison.

Tashmë ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ndodhet më në rrezik për jetën.

Nëna e tij shpreson se kjo histori dhe qëndrimi për 16 ditë në spital i djalit të saj do t’i vetëdijesojë prindërit për rrezikun e mundshëm të magneteve lodra dhe bëri thirrje që këto objekte të gjuhen në mbeturina para se t’u ndodhë diçka si djalit të saj. /oranews/