DJ Dalool po përgatit shumë shpejt një projekt gjigant, i cili do të kurorëzojë 20 vjetorin e tij të karrierës.

Ai ka filluar në moshë të re me muzikë dhe shquhet për bashkëpunime shumë të suksesshme me artistë nga estrada.


Një pjesë e pëlqyer e DJ Dalool janë edhe rrjetet sociale në të cilat është mjaft aktiv. Sot në rrjetin e tij social në Instagram, ai ka postuar një fotografi të flamurit zviceran, ku edhe ka uruar me këtë rast shtetin e Zvicrës për ditën e tyre të Pavarësisë.

Ai e ka cilësuar Zvicrën si shtetin më të fuqishëm në botë pasi në përshkrimin e fotos ka cituar: “Urime Dita e Shtetit më të fortë në botë”. /Telegrafi/