LAJMI I FUNDIT:

Dizajnerja që vesh Kimin paguhet një milion dollarë, por sa paguhet grimeri i saj shqiptar? (Foto/Video)

Dizajnerja që vesh Kimin paguhet një milion dollarë, por sa paguhet grimeri i saj shqiptar? (Foto/Video)

Kim Kardashian është njëra prej femrave më të famshme në botë dhe çdo dalje në publik përcillet me bujë të madhe mediatike, prandaj është tejet e rëndësishme veshja e saj.

Për këtë gjë, ylli amerikan e ka angazhuar dizajneren Christine Centenera, e cila sipas The Sunday Telegraph, paguhet një milion dollarë për punën që bën.

christine


Obligimi i dizajneres është që të mbikëqyrë dhe të kurojë veshjet e 35-vjeçares, duke nisur nga rrobat për trupi deri te fustanet për parakalimet në qilimin e kuq.

Ndryshe, Centenera është drejtoreshë e modës në versionin australian të revistës Vogue dhe është e pranishmja e përhershme në Javën e modës në Australi.

kimdizajnere

Ajo u njoftua me Kim përmes burrit të saj, Kanye West, për të cilin kishte filluar të punonte në vitin 2011 si këshilltare e stilit të tij të veshjes.

Në ndërkohë, dimë se për grimin e bukuroshes kujdeset artisti i makijazhit, Mario Dedivanovic. Ai është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi. Madje kujtojmë që ai ndikoi që Kardashian të fliste edhe në shqip.

Kimmarr

Derisa nuk ekziston ndonjë informacion për pagën e plotë që merr shqiptari që kujdeset për dukjen e Kim, në një publikim të Cosmopolitan thuhet se rutina e makijazhit që vë bukuroshja kushton së paku 1.677 dollarë.

mario

Dhe nëse kalkulohen të gjitha rastet kur ai kujdeset për makijazhin e Kim, nuk ka dyshim se shuma vjetore që fiton Mario është e madhe.

mariomotrat

Kësaj shume duhet shtuar edhe paratë që përfiton ai duke kuruar dukjen e motrave të saj. /Telegrafi/

kimmar2

https://www.instagram.com/p/BFH1y08m9lS

https://www.instagram.com/p/BEi46x1G9qM

https://www.instagram.com/p/BEPo0CJm9ka

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori