Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, sot Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, kanë organizuar ‘Ditën e Hapur’ në kazermat e FSK-së me pritjen e nxënësve të disa shkollave fillore të mesme të ulta të vendit, e cila u organizua në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Istog, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Sipas një njoftimi për media, në ambientet e kazermës “Adem Jashari” ata i takoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
“Me këtë rast, ministri Mehaj, nxënëseve dhe stafit pedagogjik shoqërues të tyre, u dëshiroi mirëseardhje me urimet më të mira për ditën e tyre duke theksuar se misioni i FSK-së është të mbroj vendin dhe të garantoj ambient të sigurte për ju dhe familjet tuaja. Gjithashtu, ministri Mehaj ka potencuar edhe rëndësinë e njohurive themelore të nxënësve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë nga kërcënimet dhe rreziqet natyrore, teknologjike dhe ato nga faktori njeri, që në të ardhmen mund të planifikohen në kuadër të sistemit arsimor të vendit në planprogramin mësimor, me futjen e lëndës së sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të shkollave të mesme të ulta dhe të larta”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në vazhdim nga ushtarakët e autorizuar të FSK-së, nxënësit vizitorë, u njoftuan me hapësirat e jashtme dhe ambientet e brendshme të FSK-së, si kushtet dhe ambientet e punës administrative, kabineteve të mësimit dhe studimit, punës operative, poligonet dhe zonat e stërvitjeve taktike, sallat dhe ambientet për aktivitete sportive, rekreative dhe të pushimit; kapacitetet logjistike të furnizimit, transportit, mirëmbajtjes; si dhe disa kapacitete të pajisjeve dhe makinerisë ushtarake.
“Në vazhdim, para tyre, Togu Ceremonial i FSK-së demonstroi pika të zgjedhura të drillit ceremonial ushtarak. Nxënësit, gjithashtu, përmes video-projektorëve, ndoqën dokumentarin që prezanton aktivitetet, stërvitjet dhe operacionet e njësive të FSK-së. Në fund, nxënësit me pyetjet e tyre të shumta shprehën interesimin e tyre të madh rreth FSK-së dhe të ardhmes së saj”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City