LAJMI I FUNDIT:

Dita vendore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

Dita vendore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor
Ilustrim

Shoqata Qendra për Zhvillim Multi-kulturor “Impact” sot shënon Ditën Vendore të Përkujtimit të Viktimave në Komunikacionin Rrugor, nën moton “T’i kujtojmë e mos të lëndojmë”.

Kjo ngjarje do të përfshijë realizimin e tri performancave paralele artistike dhe sensibilizuese, në rrugën “Garibaldi” përbri Hotelit “Grand”, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën “Agim Ramadani” para hotel “Sirius”, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën “Luan Haradinaj”, para obeliskut New Born, në vendkalim të këmbësoreve.


Shfaqjet do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku gjatë tërë kohës do të asistojë policia deri në përfundim të tyre.

Performancat realizohen në bashkëpunim në mes të QZHM “Impact”, Shkollës se Mesme të Muzikës “Prenkë Jakova” dhe Studios së Baletit “Let’s Dance” duke filluar nga ora 12:00 deri 12:10.

Po ashtu, do të mbahet një konferencë për media, para objektit të Ministrisë së Kulturës në sheshin “Nënë Tereza”, e cila do të fillojë në ora 12.30.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që përmes përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar dhe institucional për sigurinë në rrugë.

Kjo ditë shënohet duke marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet.

“Impact” nga 23 prilli 2011 e shënon Ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori