LAJMI I FUNDIT:

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Sot shënohet Ditën Ndërkombëtare e Pyjeve. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 21 mars si Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve, në vitin 2012.

Kjo ditë shënohet për të ndërgjegjësuar për rëndësinë e pyjeve, shtetet pjesëmarrëse inkurajohen te ndërmarrin iniciativa dhe veprime lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për te organizuar aktivitete qe përfshijnë pyjet dhe pemët, përfshire edhe fushata te mbjelljes se pemëve.


Tema e vitit 2018 për Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve është: Pyjet për qytete të qëndrueshme. Kjo thekson se si pyjet dhe pemët ne zonat urbane mund te ndihmojnë në rregullimin e temperaturës dhe ujit, pastrimin e ajrit, sigurimin e ushqimit dhe strehimit, po ashtu dhe edukimin e kohezionit social dhe mirëqenien individuale. /Telegrafi/