LAJMI I FUNDIT:

Dita kur Dielli do të “zhduket” po afron – ju ku do të jeni atë ditë?

Dita kur Dielli do të “zhduket” po afron – ju ku do të jeni atë ditë?

Pas dy muajsh, më 21 gusht, dielli do të zhduket në të gjithë Amerikën dhe në një pjesë të Evropës. Në disa shtete amerikane si Karolina e Jugut, Portland, Oregon dhe Charleston do të duket sikur dielli është shuar në mes të ditës.

Katërmbëdhjetë shtete në të gjithë SHBA-në do të përjetojnë rreth dy minuta errësirë, ndërsa eklipsi do të zgjasë nga ora 10:15 deri në orën 14:45.


Edhe në Amerikën e Veriut, dielli do të zhduket pjesërisht afër mesditës. Amerika e Jugut, Afrika, Evropa dhe Azia do të përjetojnë gjithashtu një eklips të pjesshëm.

Ky eklips ka marrë emrin “Eklipsi i Madh Amerikan”.

Kanë kaluar 99 vjet që kur një eklips diellor përshkroi vendin nga Paqësori në Atlantik. Një eklips i plotë diellor ka ndodhur për herë të fundit më 8 Qershor 1918, duke kaluar nga Uashingtoni në Florida.

Agjencitë federale si NASA, NOAA, po bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të mundësuar që eklipsi të këqyret nga Toka, parashikimin e motit gjatë kohës që do të zgjasë eklipsi, menaxhimin e turmave dhe ecurinë e rregullt e trafikut në vend.

Studiuesit gjithashtu do të përfitojnë nga të tilla ngjarje natyrore për të studiuar Diellin dhe Tokën, duke përdorur instrumente në Tokë dhe hapësirë, përcjell tvklan.al.

Gjatë kësaj ngjarjeje astrologjike, Hëna do të kalojë mes Diellit dhe Tokës, duke bllokuar Diellin për gati një orë e gjysmë.

Kur hëna bllokon Diellin, shfaqen dy lloje dukurish. Në këtë rast, rezultati do të jetë një gjysmë errësirë në Tokë, ku njerëzit do të jenë në gjendje të shohin një eklips total. Të tjerët do të përjetojnë një eklips të pjesshëm.

Entuziastët e hapësirës janë të emocionuar në lidhje me eklipsin dhe disa prej tyre po numërojnë sekondat.

Shumë janë duke rezervuar hotele, për të qenë dëshmitarë të momentin të madh, ndërsa të tjerë kanë rezervuar vite më parë.

Pyetja që shtrohet tani, po ju, ku do të jeni ju më 21 Gusht?

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori