LAJMI I FUNDIT:

Dita e pestë e debatit në Kuvend për ‘impeachment’-in e Ivanovit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë është paralajmëruar vazhdimi i debatit për Propozimin e ngritjes së procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, të parashtruar nga opozita maqedonase, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në debat në kuadër të seancës së 105-të, e cila zgjat më shumë se 4 ditë, deputetët do të debatojnë edhe sot për përgjegjësinë e Ivanovit për vendimin e faljes dhe për tërheqjen e mëvonshme.

Në diskutimet e deritanishme, deputetët e OBRM-PDUKM-së vlerësuan se Inicitiva e opozitës është e pabazë, ndërsa ata nga LSDM-ja dhe BDI-ja mendojnë se presidenti duhet të bartë përgjegjësi për faljen dhe duhet të revokohet. /Telegrafi/