LAJMI I FUNDIT:

Dita e Pavarësisë, Abdixhiku: Nuk do të lejojmë të zbehen asnjëherë raportet Kosovë-SHBA

Dita e Pavarësisë, Abdixhiku: Nuk do të lejojmë të zbehen asnjëherë raportet Kosovë-SHBA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar popullin dhe qverinë amerikane me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Në urimin e Abdixhikut thuhet se: “Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun. Sot, ShBA-të festojnë ditën e pavarësisë, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen e popullit amerikan drejt arritjes së synimeve dhe idealeve për liri dhe pavarësi. Që nga ai moment Shtetet e Bashkuara në politikën botërore mbajnë flamurin e lirisë dhe demokracisë”


Abdixhiku ka theksuar se për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet.

“Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues. Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka theksuar se ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen.

“Përjetësisht mirënjohës! Zoti i Bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori