LAJMI I FUNDIT:

Dita e parë e fushatës zgjedhore – subjektet politike me premtime të mëdha para qytetarëve

Dita e parë e fushatës zgjedhore – subjektet politike me premtime të mëdha para qytetarëve

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës, ka filluar ditën e mërkurë (3 shkurt) dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.

Subjektet politike kanë bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, ndërsa para votuesve të tyre kanë bërë premtime të mëdha.


Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovë (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, u zotuan para votuesve të tyre se do të fokusohen në shëndetësi, duke përmendur vaksinimin e qytetarëve me vaksinat anti-Covid, e po ashtu u premtua se do të ndihmojnë ekonominë pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Subjektet e përmendura më lartë, gjithashtu preken edhe temat tjera më rëndësi për qytetarë, duke premtuar kështu edhe rritjen e pagës minimale, rritjen e pensioneve e të tjera, shkruan Telegrafi.

Hapja e fushatës zgjedhore (Lëvizja Vetëvendosje)

Lëvizja Vetëvendosje, fushatën zgjedhore e ka hapur në Prishtinë, ndërkohë kandidati i LVV-së, për kryeministër, Albin Kurti, një ditë më herët shpalosi programin e tyre qeverisës.

Kurti u zotua se do të vaksinojë mbi 60 për qind të popullsisë me vaksinat anti-Covid, do të të zhvillojë ekonominë në Kosovë, e premtime të shumta për çështje tjera më rëndësi.

“Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë: vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimit të qëndrueshëm të barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent dhe i dendur me qytetarë. Krejt bashkë ecim drejt 14 shkurtit, sfida është e madhe por vullneti është më i madh. Duam ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumëfishtë. Ka rënie në ekonomi, vende të humbura të punës, kthimi i jetës në normalitet është prioriteti i yni në vitin e parë të qeverisjes. Synojmë një ekonomi që del nga pandemia e shëruar edhe nga shumë sëmundje tjera që e kanë përcjellur deri tani”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministër, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin, mbajtën një takim në Pejë.  Kurti para qytetarëve tha se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve që do të votojnë.

Hapja e fushatës zgjedhore (Lidhja Demokratike e Kosovës)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të mërkurën në hapje të fushatës zgjedhore, se LDK është parti që mbron shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, pasi këtë kulturë politike e ka të trashëguar nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti Rugova.

“Shëndeti i qytetarëve është primar për ne, prandaj e kemi vendosur si pikë të parë të programit menaxhimin e pandemisë. Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, ne do të lehtësojmë qasjen në financa, do të forcojmë fondin për garantimin e kredive, do t’i subvencionojmë normat e interesit dhe do të ndajmë grante për gratë dhe të rinjtë në biznes. Qeverisja jonë do ta garantoj pagën minimale 300 euro. Do të heqim kufizimin për 15 vjet për pensionet kontribut-dhënëse. Asistenca sociale do të lidhet me koston e jetesës dhe rritet për 30%”, ka deklaruar ai.

Hapja e fushatës zgjedhore (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, hapjen e fushatës zgjedhore e ka bërë në qytetin e Prizrenit.

Haradinaj ka pohuar se tani po fillon edhe gara për president.

“Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara” kishte thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se AAK prioritet do të ketë zhvillimin ekonomik, si dhe anëtarësimin në NATO.

“Angazhimi im si President, do të jetë në mbështetje të anëtarësimit tonë në NATO dhe në mbështetje të qeverisë për ringjalljen dhe rritjen ekonomike. Nuk do të presim në pafundësi që vendi ynë të mbetet i bllokuar nga Serbia. Kosova do të ketë siguri e zhvillim ekonomik me Aleancën në Kuvend e Qeveri”, kishte theksuar ai, përcjell Telegrafi.

Hapja e fushatës zgjedhore (Nisma Socialdemokrate)

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet zëri dhe fryma çlirimtare.

Limaj ka theksuar se do të përqendrohen në shëndetësi, bujqësi, ekonomi, arsim, politikë sociale e të tjera.

“Ne jemi ata që do të avancojmë çdo gjë që vihet në interesin e qytetarëve, ne do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë, bujqësinë, ekonominë, arsimin, politikat sociale, etj. Ne do të bëjmë më të mirën për rininë dhe për punësimin e tyre. Ne jo vetëm që do të japin zë për veteranëve, por do ti mbështesim edhe në aspektin financiar, ne do t’i lejojmë me ligj që të gjithë veteranët që marrin mbështetje financiare, të kenë edhe drejt punë, qoftë në sektorin privat apo në administratë”, ka thënë ai.

Hapja e fushatës zgjedhore (Partia Demokratike e Kosovës)

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj teksa ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, ka thënë se është krenar me listën e Rimëkëmbjes dhe programin që ofron partia e tij.

“Një listë që seriozisht synon ta rimëkëmbë Kosovën në çdo aspekt. Është një moment krenarie për mua të jem kapiteni i një ekipi kaq të dinjitetshëm.Një ekipi me program.Një ekipi me qëllim. Një ekipi të gatshëm për të punuar për Rimëkëmbjen e Kosovës sonë. Rimëkëmbje për mjekun domethënë mundësi për të ushtruar profesionin e tij këtu, pranë familjes, në qytetin e tij. Me dinjitet. Me pagë dinjitoze – 1500 euro për mjekun specialist dhe 650 euro për infermierët”, ka thënë mes tjerash ai.

Ndryshe, në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.

Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.

Qytetarët që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ndërkaq, identifikimi i personave të cilët janë të infektuar me coronavirus ka filluar më 2 shkurt nga KQZ-ja dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori